Kampioni i Kosoves ne futsall, Liburni i Gjakovës i ka thënë lamtumirë kompeticionit të Ligës së Kampionëve, derisa barazuan edhe në duelin e tretë përballë Stalista Minsk me rezultat 1-1 për të përfunduar në pozitën e tretë në grup.
Kampionët e Kosovës barazuan edhe në duelin e tretë në një ndeshje tejet interesante me kampionët Bjellorsisë nga Minsku.
Kështu, Liburni nuk ka arritur që këtë vit ta realizon suksesin e një vite më parë të Feniksit ku shkoi deri në elitën round.
Për gjakovarët ishte ky edicioni i dytë në këtë garë dhe hera e dytë që eliminohen në këtë fazë.