DYLON

Librat ishin dhuratë dhe jo kontrabandë

Avatar photo Redaksia

Drejtori i Shkollës fillore “Zenel Ajdini” në Raincë, Shukri Ymeri, ka demantuar deklaratën e kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq i cili ditë më parë kishte  thënë se librat e konfiskuara në këtë shkollë ishin kontrabandë.

“Nuk kemi të bëjmë me kontrabandë të librit, këto libra janë donacion, falas kanë ardh dhe falas ishte planifikuar të shpërndaheshin në tërë komunën e Preshevës. Prandaj e demantojë një lajm të tillë, nuk ka të bëjë me kontrabandë”, deklaroi për TV Preshevën drejtori i shkollës Shukri Ymeri, duke hedhur poshtë pohimet e Stankoviqit, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kishte thënë “se dikush ka tentuar që t’i kontrabandojë mbi 6.000 tekste në gjuhën shqipe dhe t’ua ndaj fëmijëve nga klasa e parë deri në të katërtën të shkollës fillore. Këto libra janë konfiskuar sepse është shkelur ligji, ndërkohë që nuk ka ekzistuar kurrfarë dokumenti përcjellës”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.