DYLON

Liberia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërkohë që epidemia e ebolës vazhdon t’u marrë jetën qindra vetëve në vendin e saj dhe më gjerë në Afrikën perëndimore. Në një fjalim drejtuar vendit mbrëmë, zonja Sirleaf tha se Liberia duhet të marrë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur jetët e popullatës dhe për mbijetesën e shtetit.

Këto masa mund të përfshijnë përdorimin e forcave të armatosura për të vënë në karantinë zona të prekura dhe për të kufizuar lëvizjen e njerëzve.

EkoHigjiena

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se policia dhe ushtarët në Sierra Leonen fqinje kanë bllokuar rrugë rurale në përpjekje për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të ebolës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.