/2L ONLINE/ – Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, proces që po zvarritet për disa vjet për vendin e vetëm të Ballkanit Perëndimor, mbetet aktualitet për secilin.
E vizat janë temë e argëtimit në Teatrin e Gjilanit të premten me 30 tetor, duke filluar në ora 19:00, kur në këtë teatër do të jepet edhe një reprizë e shfaqjes “UFO-t”.
Me regji të Erson Zymberi e me tekst te Bashkim Hoxhës. Shfaqja “UFO-t”, vije përmes aktorëve: Kushtrim Qerimi, Mejreme Berisha, Ernest Zymberi, Safete Mustafa, Tringa Hasani/ Njomëza Kalaveshi, Muharrem Sylejmani dhe Bashkim Nexhipi, të cilët do të ju prezantojnë diçka që gjendet a që ndodh jashtë rruzullit tokësor, që është ose “që zhvillohet jashtë Tokës. I huaj. Jo i tokës. Që nuk i takon tokës. I jashtëm. Udhëtime jashtëtokësore. Krijesa jashtëtokësore. Bota jashtëtokësore…”
Do të ju mbajë entuziazmin edhe “Zyra e vizave”.
Shfaqja ishte shpërblyer me dy çmimet kryesore të Festivalit të Dramës Kombëtare në Gjilan në edicionin e vitit të kaluar si “Shfaqja më e mirë” e festivalit dhe me çmimin tjetër “Aktorja më e mirë” e festivalit.
Pra, e premte me 30 tetor ne ora 19:00 ne Teatrin e Gjilanit, repriza e radhës e shfaqjes/komedisë “UFO-t”
Regjisor : Erson Zymberi
Autor : Bashkim Hoxha
Luajnë :
Kushtrim Qerimi
Mejreme Berisha
Ernest Zymberi
Safete Mustafa
Tringa A. Hasani/Njomëza Kalaveshi
Muharrem Sylejmani
Bashkim Nexhipi
Skenografia dhe Kostumet Bekim Korça
Muzika : Florim Gagicaa
Video : Burim Shefki Baftiu
Dritat : Fatmir Halili
Koreografia : Feim Leka
Inspicient & Organizator Raif Haziri
Garderobiere : Sahadete Arifi
Realizatorë të Skenografisë : Mejdi Hoti, Haki Aliu, Fehmi Hoti
Rekuizitat : Suad Berisha