DYLON

Liberalizimi dhe papunësia

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Bashkimi Evropian kishte qëndrim të ashpër drejtuar qeverisë e cila si duket është e përgjumur sa i përket liberalizimit të vizave. Kjo qeveri nuk e ka guximin e duhur për ndryshimin e gjendjes status- quos që mbretëron në Kosovë. Premtimet boshe të qeveritarëve se së shpejti do të kemi liberalizim të vizave u zbehen këto ditë kur BE nuk dha dritën e gjelbër për negociata sa i përket liberalizimit të vizave. Sigurisht ky qëndrim i BE tregon performacën e dobët të qeverisjes në raport me zbutjen e papunësisë.

Me këtë shkallë të lartë të papunësisë Kosovës i mbyllen dyer kah BE-ja. Shumë e logjikshme se nuk i vyen BE-së njerëz me asistencë sociale në gjirin e vet. Andaj nuk pritet që e disa vite të ndodh kjo, ndërsa Serbia së shpejti do të bëhet anëtare e saj.

EkoHigjiena

Nëse synohet BE atëherë qeveria duhet që urgjent të hartoj politika që zbusin papunësinë, zvogëlojnë varfërinë, rrisin mirëqenien. Si duket Kosova ka hyrë në rreth vicioz dhe është treguar e paaftë në luftimin e korrupsionit, familjarizimit, shpëlarjes së parave, fajdeve etj.

Hapat e ngadaltë nga kjo shoqëri e sotshme vështirë që do të prodhojnë progres prandaj vonimi në këtë proces ka pasoja edhe më të rënda se liberalizimi i vizave. Papunësia e madhe jep shenja se kosovarët kanë hyrë në kolaps që ndoshta një fuqi mbinatyrore do të mund ti nxjerr nga ky rreth pa rrugëdalje. Shpëtimi në këtë problem është krijimi i mekanizmave ligjorë që japin prioritet zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë, turizmit si dhe toka bujqësore të futet në ligje në mënyrë që ajo të punohet. /2lonline/

/Artan Jakupi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.