DYLON

Libër që do të ndryshket në pluhurin e harresës historike

Avatar photo Redaksia

/Lidhur me përpjekjen për promovim të një libri antikombëtarë/

(2L ONLINE) – Uroj Perëndinë që ky libër të ndryshket në pluhurin e harresës historike. Kështu e nisa fjalimin tim në debatin për provimin e promovimit të librit “Foshnjëria e Kombit Kosovar”, autor i të cilit ishte Nexhmedin Spahiu, ndërsa kumbara-tutori i tij për provim promovimi ishte Halil Matoshi.

EkoHigjiena

Dhe do të pluhuroset gjithsesi, jam i sigurt. Do të pluhuroset duke patur fatin e përpjekjeve të utopistëve socialist si Sen Simoni, Robert Oveni e Sharl Furie.

Do të futeni në histori ju zotëri “të uruar”, por, të turpëruar do të futeni, gjithësesi për të keq do të futeni. Popujt e ndarë përpiqen të bëhen bashk ndërsa ju përpiqeni të ndani popullin tuaj edhe ashtu të ndarë në pikëepesë?! Kot e keni, do të harroheni si edhe evrokomunistët e dikurshëm, Benito Kraksi e Santiago Karilo.

Nipërit tuaj do të ndjehen të turpëruar për veprimet e pamenduara mirë të gjyshërve të tyre si edhe nipërit e disa figurave tona antihistorike.

A u shkoj mendja fare “o të uruar” te historia e shtetit të kombit Gjerman? Ishin të ndarë (në më shumë shtete), nga fuqitë e mëdha u ndanë në dy shtete: 1. Gjermania Perëndimore.. 60. milion banorë dhe 2. Gjermania Lindore..20 milion banorë. U ankuan vazhdimisht para fuqive për padrejtësinë që u ishte bërë dhe punuan vazhdimisht për bashkimin e tyre sepse, kishin mbetur pak banorë në njërin shtet (60 milion), edhe më pak në shtetin tjetër (20milion). Donin të bëhen bashkë dhe u bënë bashkë, rreth 80 milion. Ndërsa, Tetë milion shqiptarë të mundshëm për bashkim ju përpiqeni të na ndani ?!

A jeni more në vete?

Madje, edhe austriakët tri herë u përpoqën të bashkohen me Gjermaninë, por u penguan nga kërkesat franceze dhe britanike drejtuar Nju Jorkut, duke shprehur pasigurinë e tyre në rast të bashkimit gjithëGjerman.

Heeeej, ju, në vend se të përpiqeni pozitivisht për synimet e gjyshërve tanë ju përpiqeni të na ndani edhe në më shumë grimca se që jemi të ndarë sot?! bashkim

E mbani mend nismën-përpjekjen dështuese për formimin e kombit JUGOSLLAV ?,(ku ishte pjesë grupimi edhe ish çuni i Titos, Veton Suroja i ditëve të sotme) përpjekje kjo, për shkombëtarizim të shqiptarëve para se gjithash e pastaj edhe të ndonjë etnie tjetër ku do të mund të gjente ndonjë Veton Suroj apo Ali Shukri të asaj etnie. Dështoi kjo përpjekje. Dështoi sepse ishte e jashtnatyrshme. Do të dështoi edhe përpjekja juaj, sepse është e jashtë natyrshme. Përpjekje antishqiptare, nga vet shqiptarët.

Dyshoj Unë (është e drejtë e imja të dyshoj), se ky Libër do të jetë përgatitur në “Francuska 7”, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë.

“O ZOT, ruaje Shqipërinë prej shqiptarëve se prej të huajve ruhemi vet” shkroi Faik Konica dikur.
Me këtë thënie të Konicës edhe e përfundova fjalën time.

/Gani NEZIRI/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.