DYLON

LHK i propozojnë presidentes personalitete për dekorata

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lidhja e Historianëve të Kosovës (LHK) “Ali Hadri” Dega në Gjilan, në mbledhjen e kryesisë, më 21. 12. 2015, unanimisht vendosi që të propozojnë personalitete të ndryshme nga komuna e Gjilanit dhe më gjerë për dhënien e dekoratave nga Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga.

LHK – dega në Gjilan fillimisht propozoi për dekoratë Xhavit Ahmetin dhe Halit Hasanin kurse në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, respektivisht me kryetarin z. Lutfi Haziri për tu dekoruar u propozuan edhe personalitete si: Hamdi Beha, Lotë Vaku, Sylë Zarbica, Mulla Hasan Bajrami (Masurica), Rexhep Elmazi, Jusuf Baftjari – Hoxhë Lipovica.

EkoHigjiena

Këto propozime me një biografi të shkurtër për secilin personalitet u janë dërguar Sekretarisë së Presidencës së Republikës së Kosovës respektivisht Komisionit vlerësues për Dekorata. Dekoratat jepen nga Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, për nderë të 17 Shkurtit, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës respektivisht në tetë vjetorin e pavarësisë së saj. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.