DYLON

Lexuesit e Bibliotekës së Gjilanit me recitim e lexim të poezive, kushtuar të rënëve të luftës çlirimtare

Lexuesit e Bibliotekës së Gjilanit me recitim e lexim të poezive, kushtuar të rënëve të luftës çlirimtare
Avatar photo Redaksia

Ndër aktivitetet e shumta të organizuara nga Komuna e Gjilanit për 20 vjetorin jubilar e Çlirimit të Kosovës, respektivisht të Gjilanit, sot lexuesit e tempullit bibliotekarë të qytetit “Fan S. Noli” recituan dhe lexuan poezi të ndryshme kushtuar kësaj jubileje dhe dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar që dhanë më të shtrejtën e tyrë në luftën  për çlirimin e Kosovës.

Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport ë Gjilan, Shpresa Hajdari, në fjalën e saj përshëndetëse ka uruar të gjithë fëmijët të rriten në paqe e liri.

“Fëmijët janë ata të cilët janë vizitorët më të mirë dhe më të mëdhenjë të kësaj shtëpie. Unë uroj që këta fëmijë të rriten në paqe e liri. Do tua jap një këshillë të gjithë fëmijëve: miku më i mirë është libri, dhe unë uroj që ju të keni sa më shumë miq”, tha Hajdari, duke uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Çlirimit.

EkoHigjiena

Drejtori i Bibliotekës, Qazim Azizi, tha se me lexuesit e bibliotekës Fan S. Noli kanë përgatitur një program modest artistik,  dedikuar  të gjithë atyre që sakrifikuan dhe luftuan për lirinë e Kosovës.

Ndryshe, aktivitetet  kushtuar 20-vjetorit të Çlirimit, do të vazhdojnë deri në mbrëmjen e 15 Qershorit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.