DYLON

Lëvizjes Vetëvendosje pret ne takim Ambasadorin e Austrisë

Avatar photo Redaksia

Ambasadori i Austrisë, Johann Brieger, u prit sot në takim nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Deputetja, Shqipe Pantina, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi.

Kryetari Ymeri paraqiti qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket nevojës urgjente për një model të ri të zhvillimit ekonomik të bazuar në prodhim, si dhe rrezikun që vjen nga mbingarkesa e buxhetit të shtetit me borxhe, të cilit edhe ashtu i mungon një qasje e re sa i përket stimulimit të punësimit përmes prodhimit. Kryetari Ymeri gjithashtu theksoi dëmin që po i bëhet sovranitetit të Republikës së Kosovës përmes kompetencave që po i kalohen Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe përpjekjen për themelimin e Gjykatës Speciale.

EkoHigjiena

Ambasadori Brieger bëri urimet e tij për Kryesinë e re që ka dalë nga zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe theksoi nevojën për rritjen e vëmendjes në problemet e arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë, gjë për të cilën palët ranë dakord. Më tej, Ambasadori Brieger dha qëndrimet e tij lidhur me situatën politike aktuale në Kosovë, dhe shprehu edhe shqetësimin për eksodin e shqiptarëve të Kosovës, shumë prej të cilëve kanë pasur si destinacion edhe shtetin e Austrisë. Ai theksoi nevojën për një qasje të re në ekonominë e Kosovës që do ta përmirësonte gjendjen në këtë drejtim.

Takime të tilla u tha se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen më qëllim rritjen e bashkëpunimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.