DYLON

Lëvizja Vetëvendosje:Vezë për Blerand Stavilecin

Avatar photo Redaksia

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është një nga përgjegjësit për shkatërrimin ekonomik të Kosovës. Ai bashkë me Kryeministrin Isa Mustafa, u tërheqën nga Ligji për Trepçën, meqë një gjë të tillë e kërkoi Beogradi, thuhet në njoftimin e Vetëvendosje.

E për t’i shkuar edhe më për shtati politikave të Serbisë mbi Kosovën, Ministri Blerand Stavileci dje në Beograd nuk guxoi asnjëherë ta përmend fjalën Republikë, pra nuk guxoi të thotë “Republika e Kosovës”, përderisa në anën tjetër Marko Gjuriq vazhdimisht i referohej Kosovës si Kosovë e Metohi.

EkoHigjiena

Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s sot e gjuajtën me vezë këtë ministër, për t’i treguar edhe njëherë Qeverisë së Kosovës që pa u tërhequr nga marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi nuk do të ketë qetësi dhe rehati për ministrat e saj, thuhet në njoftimin e Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.