DYLON

Lëvizja Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë
Avatar photo Redaksia

“Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021”, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizjeje.

Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi. Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.

Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizjeje.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.