DYLON

Lëvizja Vetëvendosje pret në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me Puhie Demakun, Sekretare për marrëdhënie me jashtë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kanë pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Sofje, ambasadore jorezidente për Kosovë, zonjën Anick Van Calster dhe të ngarkuarin me punë në Zyrën Diplomatike të Begjikës në Prishtinë, z. Jean-François Brackman.

Në takim më Ambasadoren Van Calster janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe mundësitë për krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

“Shumica parlamentare po pengohet padrejtësisht në rrugën drejt formimit të qeverisë së re për të cilën ka aq shumë nevojë populli i Kosovës. Partia e cila e ka kapur shtetin po e pengon konstituimin e Kuvendit vetëm që të mbetet me çdo kusht në pushtet. Kjo parti-shtet nuk mund ta paramendojë veten në opozitë dhe ajo e ka të pamundur të jetë demokratike e ligjore. Shumica parlamentare nuk do të lëshojë pe sepse përveçqë nuk mund të bëhet kompromis me demokracinë dhe drejtësinë, po ashtu nuk mund të lejojmë të humbet shansi për popullin e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe çlirim të shtetit nga korrupsioni e krimi qeveritar”, tha Albin Kurti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.