Lëvizja Vetëvendosje: “Flaka e Janarit” ka filluar të zbehet!

Lëvizja Vetëvendosje: “Flaka e Janarit” ka filluar të zbehet!

“Flaka e Janarit” ka filluar të zbehet për shkak të organizimit jo të duhur… Kështu është thënë në një konferencë për media nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ku është folur lidhur me kulturën dhe sportin.

“Flaka e Janarit” ka filluar të zbehet, thonë në Vetëvendosjen e Gjilanit.“Flaka e Janarit si manifestimi më serioz dhe masovik në qytetin e Gjilanit tashmë ka filluar të zbehet për shkak të organizimit jo të duhur, që vjen si pasojë e ngushtimit të këshillit organizativ dhe ndikimeve partiake në këtë organizim, duke zgjeruar skemën programore me elemente të cilat i karakterizojnë subjektet e tyre, ndryshimi I logos së këtij manifestimi, lënia jashtë e shumë profesionistëve si dhe shumë mangësi të tjera”, ka thënë Ramadan Kurti nga komiteti për kulturë i kësaj Lëvizjeje.

Sipas tij, duke e pas parasysh që manifestimi I Flakës së Janarit në të kaluarën pati jehonë dhe filloi të mbahej në shumë treva shqiptare, do të duhej që të ketë mbështetje edhe nga institucionet qendrore, për nga ana financiare dhe mediatike që do ta bënte këtë organizim mbarëkombëtarë. Fundja ky manifestim bëhet për nder të atdhetarëve të shumtë në kohëra të ndryshme të cilët në idealet e tyre nuk I kishin këta kufij artificial.

‘Prandaj Flaka e janarit në vitet e ardhshme duhet të ketë një organizim sa më të mirë dhe gjithëpërfshirës”, tha Ramadan Kurti nga komiteti për kulturë.

Prioritetet dhe mëdyshjet e kahjeve të zhvillimit në sportin gjilanas

“Sakrifica e shumë sportdashësve në të kaluarën duket se u shpërblye me pranimin e sportit në instancat më të larta ndërkombëtare. Mirëpo kjo arritje e ka gjetur sportin tonë me shumë mangësi infrastrukturore e organizative ligjore .

Arsyet për Investime për ndërtimin e një stadiumi të ri në qytetin e Gjilanit janë të shumta duke filluar nga fakti që ky qytet ka epitetin “Qytet I futbollit” pasi që ky qytet ka dy klube të mëdha, KF Drita dhe KF Gjilani me tifozeritë e zjarrta “Intelektualët” dhe “Skifterat” të cilat kanë bërë që sporti kosovar të njihet edhe në arenën ndërkombëtare”.

Kështu është shprehur Nehat Osmani, nga komiteti për sport i Vetëvendosjes, sipas të cilit, pozita gjeostrategjike e bënë qytetin e Gjilanit qendër të anamoravës ku lidhen komuna e Vitisë dhe Dardanës .

Ai tutje tha se arsye tjetër është fakti që stadium aktual është jofunksional pasi që është I ndërtuar në vitet 70’ në kohën kur ajo zonë nuk ishte shumë e populluar, kurse sot është ngulfatur nga kompleksi I shkollave të mesme dhe ndërtimet e tjera përreth, që ka krijuar një terren jot ë përshtatshëm edhe për sigurinë e qytetarëve gjatë ndeshjeve duke e pas parasysh që nuk ka rrugë të gjera që mundësojnë qasjen më të lehtë në stadium.

“Duke I pas parasysh të gjithë këto mangësi infrastrukturore të hapësirës ku gjendet stadiumi aktual, atëherë stadiumi I ri do të duhej të ndërtohej në periferi të qytetit, stadium I cili do të plotësonte standardet ndërkombëtare dhe I cili do të shndërrohej në një vepër arti monumental”, theksoi Nehat Osmani i Vetëvendosjes.

KOMENTE