DYLON

Lëvizja “Vatra” përkrahë qëndrimin e Alfred Maurice de Zayas

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Se drejtësia duhet të vihet në vend me shqiptarët e ndarë padrejtësisht  po e tregon koha, po tregojnë edhe shumë organizma e  ekspertë botërorë kur flasin drejtë e mendojnë esull.

Njëri ndër këta ekspertë që ka kërkuar që Kosova Lindore, pra Presheva, Buajnoci e Medvegja t’i kthehen Kosovës është edhe Alfred Maurice de Zayas, ekspert i pavarur i OKB-së për promovimin e së Drejtës Ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Ai duke u mbështetur në Konventat  Ndërkombëtare, Kartën e  OKB-së mbi të Drejtën për Vetëvendosje thotë se, “Është e drejtë legjitime që popullata etnike shqiptare e Luginës së Preshevës t’i  bashkohet  Kosovës”.

Këtë të drejtë, populli shqiptar  e ka pasur gjithmonë, por pushtuesit serb dhe shpesh vendimet e shteteve të ndryshme Evropiane e të shteteve tjera, gjatë periudhave të ndryshme të historisë, duke e përdorur forcën dhe vendimet në dëm të popullit shqiptar, e kanë lënë këtë popull të ndarë, të varfër e të shfrytëzuar.

Edhe populli shqiptar, duke ditur këtë dhe duke pasur të drejtë që të jetojë i lirë, në çdo periudhë historike nuk e ka pranuar ndarjen, dhe vazhdimisht ka luftuar për liri e bashkim, këtë është duke e bërë edhe sot dhe nuk do të ndalet asnjëherë deri në realizimin e plotë të drejtave të veta.

Këtë  të drejtë, këtë vullnet të popullit shqiptar edhe Shoqata “Vatra” e tash Lëvizja “Vatra” e ka kërkuar në vazhdimësi. Prandaj, edhe deklarimin dhe mendimin e Alfred Maurice de Zayas që Presheva, Buajnoci e Medvegja t’i kthehen Kosovës, Lëvizja “Vatra” e përkrah fuqishëm, dhe kërkon që edhe më me ngulm ai, ekspertët tjerë botërorë e shtetet  e ndryshme, ta ndihmojnë realizimin e të drejtës së shqiptarëve të këtij rajoni, thotë në emër të Vatrës, ismet Tafili nga Sektyori për Informim. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.