DYLON

Lëvizja “Vatra” dhe “Shqiponjat e Medvegjës” dakordohen për bashkëpunim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetarja e “Lëvizjes Qytetare Vatra” Gentiana Shabani me bashkëpunëtorë, priti në takim drejtorin e Shoqërisë “Shqiponjat e Medvegjës” Selman Rexhepin, e cila Shoqeri vepron në Prishtinë, me të cilin diskutuan për problemet që po ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës si dhe ata që jetojnë në Kosovën Lindore.

Temë me rëndësi të veçantë diskutimi ishte edhe zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën e Medvegjës që do të mbahen më 15.09.2015, ku u apelua për dalje sa më masovike të shqiptarëve në këto zgjedhje, me qëllim sigurimin e përfaqësimit sa më të madh të shqiptarëve në këtë Komunë.

EkoHigjiena

Në fund të takimit kryetarja e LQV-së, Gentiana Shabani dhe drejtori i shoqërisë “Shqiponjat e Medvegjës” Selman Rexhepi lidhën marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy organizmave, pasiqë të dyja ndajnë të njëjtin preokupim- kauzën e Kosovës Lindore. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.