/2L ONLINE/ – Lëvizja “Vatra” dhe ” Ballistët’ e Gjilanit ”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mes vehte, ku nga tani, këto dy subjekte aktivitetet e tyre politike do t’i koordinojnë dhe do të veprojnë si një trup i përbashkët politik drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta programore.
Afërsia programore dhe vlerat e shenjta të Balli Kombëtar , si një lëvizje gjithëkombëtare, e që për bazë ka Dekalogun moral dhe politik të të madhit Mit’hat Frashëri, i njohur si sinonim i mosnënshtrimit dhe si një luftëtar i pa kompromis kundër copëtimit të tokave Shqiptare, gjeti lidhshmëri dhe vend për bashkëpunim me programin politik të partisë si motër “Vatra”, e cila përveq shumë pikave të përbashkëta programore, gjithashtu angazhohet për ribashkimin e të gjitha Trojeve Etnike Shqiptare. Pikerishtë edhe kjo kauzë e jona e përbashkët ishte vendimtare që sot këto dy subjekte, njëri me traditë 77 vjeqare e tjetri si subjekt i ri në skenën politike Gjilanase, të lidhin këtë marrëveshje.
Kjo marrëveshje vlen për zgjedhjet lokale, që planifikohen të mbahen, ku kandidatë e “Ballit” në Gjilan do të jenë pjesë garues në listën e Lëvizjes “Vatra”.
Kushtrim Kadriu koordinator i degëve të “Vatrës” në nivel vendi, shprehu admirim për strukturën e “Ballit Kombëtar”, duke thëne se këtë admirim e ka të përcjellë nga gjyshii tijë, i cili kishte qenë bashkëluftar i Xhafer Devës.
Gjithashtu Kryetari i Ballistëve z.Mustafë Jonuzi tha se është i kënaqur me këtë bashkëpunim në mes këtyre dy subjekteve politike dhe i sigurtë që në zgjedhjet e ardhshme komunale zëri i ” Ballistëve” dhe i Lëvizjes” Vatra”do të dëgjohet e përfaqësohet në Kuvendin e Komunës së Gjilanit dhe kauza e bashkimit kombëtar do të bëhet me një adresë institucionale. /2L ONLINE/