DYLON

Lëvizja Vatra “dekoron” Lutfi Hazirin me çmimin “Dembeli i vitit”

Lëvizja Vatra “dekoron” Lutfi Hazirin me çmimin “Dembeli i vitit”
Avatar photo Redaksia

Vazhdojnë kritikat e Lëvizjes  Qytetare “Vatra”, përmes deklaratave dhe performancave, në adresë të kryetarit të Komunës së Gjilanit.  Me rastin e fundvitit, Lëvizja qytetare “Vatra”, ka “dekoruar”, kryetarin e Gjilanit me medaljen Dembeli i Artë.

Kushtrim Kadriu ka bërë me dije se kjo medalje i akordohet, Lutfi Hazirit me motivacionin për:
1. Menaxhimin katastrofal të Komunës së Gjilanit
2. Neglizhimin total të problemit të furnizimit me ujë
3. Mosmarrjen me punët e Gjilanit, por vetëm të Prishtinës; plus shumë dështime tjera të cilat po ti numëronim një nga një do ta zinte viti i ri 2021.

“Urojmë që ky çmim sadopak ta kthjellë z. Hazirin për mandatin e mbetur”, ka thënë Kadriu.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.