Nga: Alban SHABANI
/ 2L ONLINE/ – Po e filloj me fjalët e politologut Max Need ”ndryshimet më të rëndësishme nuk vijnë nga pushteti zyrtar, por nga lëvizjet e vogla që përpiqen e përpiqen. Këtë model ai e quan “Strategjia e resë së mushkonjave”.
Termi lëvizje sociale, ka kuptim dhe është i domosdoshëm në sistemin demokratik, sepse vetëm në këtë sistem krijohet hapësira tolerante dhe e drejt ku njerëzit mund te marrin pjesë lirshëm ne lëvizje sociale, diskutim apo për të marrë vendime apo për te protestuar. Lëvizja sociale, si proces organik është dukuri konstante e çdo shoqërie që është e hapur e civile. Vendin e proceseve masive revolucionare të dhunshme, radikaliste që sjellin përmbysje, e zënë modeli i lëvizjes sociale evolucioniste, te qytetarëve te cilët kanë koshiencë civile dhe mendim civilizues, por lëvizjet sociale kanë efekt ne suazën e një qytetarie me parametra demokratike e civilizues.
Shndërrimi i lëvizjes sociale ne modelin e shoqërisë evolucionar tipike te një shoqërie te hapur e civilizuese ka fituar hapësirë edhe ne Kosovë, mirëpo largimi nga dogmat e sistemit komunist është i ngadalshëm, nuk është e letë largimi i mentalitetit te konservuar ne shoqëri dhe ne hapësirën politike, mentalitet i një shoqërie te kazermave e mbyllur dhe e diktuar nga larg. Kalimi nga një shoqëri e mbyllur në shoqërinë e hapur ka krijuar një vakum i cili u shoqëruar me deficit social. Në të gjitha shoqëritë e dalura nga sistemi i mbyllur ne sistemin e hapur po shfaqet një tendencë e sistemit të sforcuar një sistem ku po shfaq dukshëm disa karakteristika sociale të reja: Deprivimet individuale,shembja e ideologjisë homogjene, veçimi social, mungesa e orientimit, shpërbërja e familjes tipike patriarkale varfëria, papunësia.
Pikërisht, karakteristikat e një situate të tillë, përbëjnë terrenin dhe kushtet e veçanta, të shoqërisë së re, e cila e ka ne thelbin e vete nevojën e lëvizjes sociale si mjet komplementar i nevojave që i sjell sistemi i ri demokratik dhe pikërisht deficiti social i krijuar ne Kosovë ka filluar te sforcohet dhe te vihet ne lëvizje. Tek ne shfaqja dukurive te nepotizmit, krimit te organizuar, korrupsionit, sundimit nga klika e politikes mos llogaridhënia shkatërrimi i rregullit strikt social janë parakushte te kuptimit te shoqërisë civile e cila e kupton nevojën e lëvizjeve sociale mirëpo shumë njerëz ne shoqërinë e cila është e hapur ndihen te pa sigurt dhe përballen me vështirësi ekonomike social te cilat e ulin vlerën e shoqërisë civile.
Në shoqërinë demokratike ne Kosove, shumë individë e grupe sociale, po përjetojnë ndjenjën e izolimit social, si një situatë e rrezikshme që margjinalizon, ndan, shkëput njeriun nga shoqëria. Padyshim çdo njeri nuk ka dëshirë të jetojë dhe të përjetojë situata të vështira të çdo karakteri qofshin. Madje ata bëjnë çdo përpjekje dhe kanë dëshirë të madhe, të bëjnë diçka, për të ndryshuar situatën e tyre sociale-ekonomike. Shpjegimi i shkaqeve të nevojës emergjente të lëvizjes sociale, është trajtuar, në mënyra te ndryshme nga autor te ndryshëm ne mesin e tyre janë John Dollard, Ryan, ku lëvizjen sociale e shpjego ne shkaqe psikologjike, ku një nder arsyet kryesore, ndjenjat e të qenit i përjashtuar dhe pikërisht qytetari i Kosovës sot është i përjashtuar. Lëvizja sociale ne Kosovë ka filluar te vihet ne funksion e pikërisht kjo lëvizje luan rol te rëndësishëm ne zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë. Fjala vjen protesta, emigrimi tregojnë për një lëvizje qytetare.
Shkaqet e lëvizjes sociale, sipas disa teoricienëve janë sepse ekziston një shtim i grumbullimit të burimeve që bëhen faktor të pakënaqësive të qytetarëve e që në rastin e Kosovës ka ndikuar që te kemi një grumbullim të problemeve si: Korrupsioni, krimi i organizuar, varfëria, ndjenja e të qenit i përjashtuar e faktor të tjerë, në anën tjetër kemi teoricienë që të vetmin shakë e listojnë akumulimin e pakënaqësisë të njerëzve. Lëvizjet sociale, të grupeve të shoqërisë, nuk janë qëllim në vetvete. Natyrisht drejtimet e lëvizjes sociale janë te lidhura me nevojat që momentalisht i kanë qytetaret. Nevoja momentale që e ka qytetari bëhet si te thuash faktori kyç i cili i jep drejtim lëvizjes sociale, e që në rastin e Kosovës shprehet në protesta, emigrim e pakënaqësi te ndryshme, në një moment të caktuar lëvizja bëhet dinamike, sepse njerëzit dëshirojnë ta ndryshojnë statusin e tyre social.
Lëvizjet sociale, janë të rëndësishme për krijimin e një shoqërie moderne, e cila ka vigjilencë në krijimin e bazës demokratike duke përfshi ne gjirin e sajë moralin politik virtyte demokratike e ndjenjën e të qenit i barabartë. Për ta kuptuar më mirë thelbin e lëvizjes sociale, një ndihmë të veçantë jep teoria psikologjike e HIRARKISË SË NEVOJAVE e Abraham Maslout, e cila tregon se kurë rrezikohet mirëqenia materiale, vlerat e tjera sociale kalojnë në planin e dytë, pikërisht mirëqenia materiale është preokupimi i shumicës të qytetareve në Kosovë. Për ta dëshmuar këtë po e jap një anketë, ku në pyetjen e shtruara qytetareve se a më shumë e pëlqeni një qeveri e cila ofron plan ekonomik apo siguri ishin 62% me 21% për alternativen e parë e qytetari i Kosovës sot kërkon mirëqenie ekonomike.
Në këtë kontekste, teoria e HIRARKISË SË NEVOJAVE e Maslout, e njohur në te gjithë boten përmban 5 karakteristika bazë që janë të nevojshme për vënien ne lëvizje sociale njerëzit.
• 1- Nevojat fiziologjike, nevojat për ushqim, ujë etj.
• 2- Nevojat për siguri, element kyç sidomos për foshnjat.
• 3- Nevojat për dashuri dhe përkatësi, jetë në grupe ose vetëm.
• 4- Nevojat për vlerësim, a jam në situatë të rehatshme, a jam i respektuar. Ndjenjën e inferioritetit dhe depresionit.
• 5- Nevojat për vetaktualizim.
Nëse e analizojmë teorinë e Maslout në kontekstin e qytetarit në Kosovë, vërejmë një vështirësi në plotësimin e këtyre nevojave, e pikërisht mungesa ose vështirësia e realizmit të këtyre nevojave ka ngjallë problemet të cilat po ballafaqohemi ne si shoqëri sot si: Protesta, emigrimi e probleme tjera. Për të ekzistuar një lëvizje sociale në Kosovë me karaktere të fuqishëm do të duhet që shoqëria civile, bota intelektuale, media ti hapin dyert dhe të krijohet një konsensus i fuqishëm për atë që po ndodhë, konsensusi është i nevojshëm, sepse kërkesat janë te larmishme. Për tu realizuar një lëvizje sociale janë të rëndësishëm dy momente: Të ndikohet fuqishëm në opinion publik dhe të krijohet konsensus për qëllimin e lëvizjes. Media luan rolin e informimit publik, ndërgjegjësimin e zgjeruar të motiveve të lëvizjes.
Identifikimi i momenti te duhur te fillimit të lëvizjes sociale është i rëndësishëm, suksesi varet nga momenti i disponimit të njerëzve e ky moment është prezent tani sepse qytetari i Kosovës sot e ka kuptuar gjendjen në te cilën jeton. Ndjenja e të qenit i përjashtuar nuk i ndihmon lëvizjen sociale, ne si shoqëri duhet të organizohemi dhe të bëjmë presion për ndryshimin e gjendjes, nëse ne arrimë te ndryshojmë gjendjen e ku kërkesat tona nuk do kishin kapacitet te plotësohen nga kjo klikë politike që sot udhëheq, atëherë do krijohet një alternativ e re politike e cila do korespodonet me nevojat qe i parashtron qytetari. Mos ta harrojmë krijimi i klikave politike vjen nga qytetari dhe kërkesa e tij. /2L ONLINE/