DYLON

Lëvizja për Integrim e brengosur për situatën në Maqedoni

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës, po i ndjek me interes dhe vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe është e brengosur me situatën e re të krijuar atje.

“Shqiptarët e Maqedonisë sikur edhe ata të Luginës së Preshevës në vazhdimësi jetojnë në trojet e veta, historikisht dhe territorialisht kompakte e që padrejtësisht janë lënë jashtë kufijve administrative të Shqipërisë dhe Kosovës. Andaj bashkëndjejmë dhe solidarizohemi me ta në këtë situate të pasigurisë, diskriminimit sistematik dhe defokusimit nga problemet e vërteta që kanë shqiptarët atje”, thotë Fatmir Arifi, kryetar i Lëvizjes për Integrim e Luginës së Preshevës

EkoHigjiena

Arifi tha se kjo Lëvizje u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, që në këtë kohë të mbeten të unifikuar dhe neutralë e të mos rreshtohen nga asnjëra anë e dy taborëve maqedonas.

“Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për politikat antishqiptare të qeverisë aktuale, por nuk duhet lejuar që të përdoren as nga opozita. Fakti që ajo për qëllimet e veta dhe të interesit shtetëror maqedonas po demaskon politikat qeveritare, nuk do të thotë se atë po e bën për shqiptarët dhe se atyre do t’u krijohet një status i barabartë me bashkëqytetarët e tyre maqedonas, si të privilegjuar, në një shtet unitar atipik, siç është Maqedonia”, thotë Arifi.

Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës apelon te shqiptarët në Maqedoni ta ruajnë qetësinë por të jenë vigjilentë. “Ndërkaq lusim subjektet politike shqiptare të bëjnë përpjekje për përafrimin dhe unifikimin e qëndrimeve dhe krijimin e një plani unik të veprimit lidhur me situatën e krijuar në këtë vend” th.[ Fatmir Arifi, kreu i Lëvizjes për Integrim e Luginës së Preshevës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.