DYLON

Lëvizja FOL fton Aleksandar Vuçiqin në Prishtinë!

Avatar photo Redaksia

Lëvizja FOL e ka ftuar kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuqiq, në Forumin “FOL Hapur”.

Në ftesën që e ka siguruar KTV-ja, FOL i ka thënë Vuçiqit se po e fton atë në funksion të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal në frymën e integrimit në BE.

EkoHigjiena

“Gjithashtu në funksion të reflektimit të implementimit të marrëveshjes së 19 prillit, Lëvizja FOL ju fton të flisni në Forumin FOL Hapur që e kemi iniciuar intensivisht vitin e kaluar. Kosova dhe Serbia, si dy shtete fqinje e ndërkombëtarisht janë zotuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe dy shoqërive. Prandaj, besojmë se është kruciale dhe e nevojshme që të ketë bashkëpunim në fusha të ndryshme jo vetëm në nivelin politik dhe institucional siç ka qenë deri tash”, thuhet në ftesën e Lëvizjes FOL të nënshkruar nga drejtori i saj ekzekutiv.

Ftesa është bërë për fundin e muajit maj, ndërkohë që përgjigje nuk ka ende.

Por, megjithëse edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një ftesë nga një OJQ në Beograd, një vizitë e tillë është vështirë e realizueshme, pasi që shteti serb edhe zyrtarisht sot ka bërë me dije se do të arrestojë Thaçin në rast se shkel në territorin e Serbisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.