DYLON

Lëvizja e Re Demokristiane përkrah protestën e 18 prillit

Avatar photo Redaksia

Lëvizja e Re Demokristiane, përmes zyrës së saj për informim publik ka bërë me dije se përkrah dhe do të merr pjesë në protestën që do të organizohet me datë 18.04.2015, në orën 14:00

Ja njoftimi I plotë I kësaj Lëvizjeje lidhur me këtë çështje

EkoHigjiena

Lëvizja e Re Demokristiane, me shqetësim është duke e përcjellë gjendjen ekonomike dhe politke, kapjen e shtetit nga pozita si dhe të gjitha zhvillimet në Kosovë.

Partitë opozitare së bashku me qytetarët e Kosovës, me shumë të drejtë kanë filluar që përmes protestave të organizuara të shprehin shqetësimin e tyre; Kundër çmimit të lartë të rrymës, kundër kontrollit të pushtetit në RTK, kundër uzrupimit të sistemit të drejtësisë, kundër Asociaconit të Komunave me shumicë Serbe.

Lëvizja e Re Demokristiane, duke i konsideruar të drejta shqetësimet e tyre, përkrah dhe do të merr pjesë në protestën që do të organizohet me datë 18.04.2015, në orën 14:00.

LRD-ja fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj që masovikisht të marrin pjesë në protestë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.