DYLON

Lëvizja e Re Demokristiane, nuk është takuar me Kadri Veselin as me partitë në pushtet

Avatar photo Redaksia

Pas një takimi të djeshëm të krerëve të PSHDK-së me kryetarin e PDK-së Kadri Veselin, për arsye të shumë reagimeve të ndryshme, LRD-ja vendosi të del me këtë komunikatë me qellim qe të sqaron opinionin.

Në Kosovë, prej vitit 1996 veprojnë dy parti politike – demokristiane; që sot janë Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK) – me kryetar Ukë Berisha, dhe Lëvizja e Re Demokristiane (LRD) – me kryetar Dedë Abazi. Andaj, takimi i disa udhëheqve të PSHDK-së me Kadri Veselin dhe Hajdar Beqen, nuk perfaqson LRD-në.

EkoHigjiena

Lëvizja e Re Demokristiane, respekton takimet zyrtare partiake të secilës parti, e në këtë rast edhe atë të PSHDK-së me PDK-në. Mirëpo njoftojmë aktivistët dhe simpatizantët e LRD-së, si dhe opinionin e gjerë në Kosovë, se LRD-ja nuk është takuar me asnjë përson zyrtar të PDK-së as të koalicionit qeverisës. Ne vlerësojmë se Kosova është ne një krizë të thellë politike dhe ekonomike, për këtë krizë fajtore është pikërisht PDK-ja që e drejton Kadri Veseli, me koalicionin qeverisës në Kosovës, me çasjen, rrugen dhe konceptin qeverisjes së keqe, mënyren e dialogut dhe marrëveshjet me Serbinë, demarkracionin e kufirit me Mal të Zi, kapjen e shtetit, korrupsionin dhe shumë të zeza që ja sjellen Kosovës në këto vitet e fundit.

LRD-ja është parti opozitare, është në bashkpunim me subjektet opizitare dhe me çdo qytetarë i cili përpiqet për të miren e Kosovës, e angazhuar në perpjekje të përbashkta që sa ma parë ta largoj këtë qeverisje të keqe! Me vetdije politike dhe kombëtare, që sa ma shpejt që të largohet kjo Qeveri e koalicionit – aq ma shpejt largohet e keqja në këtë vend.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.