DYLON

Letonia e gatshme të ndihmojë Kosovën

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Letonisë në Republikën e Çekisë, jorezident për Kosovën, zotëri Alberts Sarkanis, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke theksuar nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Ajo tha se ndihma e Letonisë në procesin e integrimeve evropiane për Kosovën, përmes shkëmbimit të përvojës, është e rëndësishme, me qëllim të përafrimit të vendit me BE-në.

EkoHigjiena

Ambasadori i Letonisë, jorezident për Kosovën, zotëri Alberts Sarkanis, theksoi se vendi i tij është i gatshëm që ta ndihmojë Kosovën në proceset e saj integruese dhe të zgjerojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.