DYLON

Letnicë: Foshnja e porsalindur dyshohet se është mbytur nga babai i saj

Letnicë: Foshnja e porsalindur dyshohet se është mbytur nga babai i saj
Avatar photo Redaksia

“Me date datën 29.08.2017 në ora 10:15 nga QKFM në Viti kemi marrë informatën se viktima femër, ka kërkuar ndihme mjekësore, pasi mjeket kanë dyshuar, e kanë lajmëruar edhe policinë.Sipas mjekeve viktima ka pasur një lindje dhe nuk dihet ku është fëmija. Njësia policore dhe njësia e hetimeve të S.P. Viti iu kanë përgjigjur rastit dhe së bashku me ambulancën kane shkuar në fshatin Letnicë dhe në përroin e fshatit të mbështjellë me batanije kanë gjetur të porsalindurën – fëmijën e gjinisë femër pa shenja jete”.

Kështu ka bërë të ditur Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ku sipas tij, këtë e kanë konstatuar mjeku i QKMF nga Vitia në vendin e ngjarjes.
Azizi ka thënë se lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetimet Regjionale nga Gjilani se bashku me prokurorinë e krimeve të rënda, ku me urdhrin e prokurorit, fëmija është marr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe dërgohet në Autopsi, ndërsa viktima gjendet ne Spitalin Regjional ne Gjilan.

“Në bazë intervistave që janë zhvilluar deri me tani me palët në proces, dyshohet se foshnjën e njëjtë, ta ketë privuar nga jeta-vrarë babai i saj Xh.K, prandaj pas intervistës në cilësinë e të dyshuarit i njëjtit i nga prokurori i shtetit i është lëshuar Aktvendimi mbi Ndalim edhe atë për 48-orë”, ka thënë nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.