Letër publike ministres Bajrami

Letër publike ministres Bajrami

Letër publike për ministren Hykmete N. Bajrami,
Zv ministrat e Ministrisë së Arsimit

Uroj që kjo letër publike të ju gjej mirë dhe se punët e juaja janë duke shkuar sipas planit për të kaluar sa më mirë ndaj virusit Covid 19

Nga: Fatmir Kastrati

Në këtë kohë pandemie, ku gjitha dikasteret kanë sfidat e tyre dhe tani kur pandemia e ka kapluar vendin tonë, ndër vendimet më të mira të ndërmarra nga Ministritë ka qenë edhe vendimi i juaj rreth mësimit në distancë.

E vlerësoj lartë këtë̈ vendim duke ditur të mirat që ka sjellur ky vendim, ku fëmijët tanë nuk do të dalin nga rrjedha e arsimimit po ashtu do të largohen nga klima e frikës e krijuar nga pandemia dhe mësimi online do të jetë ndihmesë për ta, për të anashkaluar këtë̈ gjendje.

Duke uruar që kjo gjendje të kaloj sa më shpejtë, që të gjithë ne të i rikthemi objekteve shkollore, ku të gjithë do të angazhoheshim maksimalisht që të përmirësojmë gjendjen tonë në arsim dhe të dalim me rezultate shumë të larta, ku do të përfitonte në radhë të parë institucioni arsimor por edhe vete shteti.

Megjithatë, kam një kërkesë për ju, kur dihet që rreth 65 % e planprogramit mësimor është incizuar, në bashkëpunim me gjithë mësimdhënësit vullnetarë, është mirë që të incizohet edhe pjesa e tjetër e planprogramit dhe më pas kjo iniciativë e mrekullueshme për mësim online duhet të jetësohet, e më pastaj të insistoni që shteti gjithnjë t’ia siguroj një vend për transmetim ngjashëm si tani, shembull në televizionin publik me një orar të përshtatur!

Kjo mënyrë do të i shërbente shumë gjithë shqiptarëve anë e kënd botës që të mësojnë gjuhën e ëmbël shqipe, rol dhe kontribut në këtë proces mund të kenë edhe Ambasadat tona pranë shteteve të shumta në implementim dhe operim sa më të përshtatshëm të projektit në fjalë!

Me shpresë që kjo pandemi të jetë pikënisja ku shteti ynë i Kosovës, t’ua krijoj mundësinë gjithë shqiptarëve që të mësojnë gjuhën e ëmbël shqipe.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE