Letër e hapur deputetit Frashër Krasniqit

Letër e hapur deputetit Frashër Krasniqit

Në parim nuk ju përgjigjem provokimeve derisa ato nuk teprohet si në rastin e serisë së provokimeve nga Frashër Krasniqi, sepse konsideroj se ne që paguhemi nga Buxheti i Kosovës, duhet të punojmë dhe mbrojmë interesat e qytetarëve dhe të vendit, sepse duke u marr me njeri tjetrin në fakt e keqpërdorim Buxhetin por edhe besimin e qytetarëve.

NGA: Ismajl Kurteshi

Megjithatë provokimet e përsëritura të Frashërit, po më detyrojnë që disa gjëra t’ia përkujtoj, ish aktivistit të LVV-së, deputetit Frashër Krasniqit.

Se unë kam qen anëtar dhe nëstrukturat udhëheqëse të PDK-së e kanë ditë të gjithë në LVV. Unë në Vetëvendosje jam anëtarësuar disa muaj pas dorëheqjes time publike nga PDK-ja, në vitin 2010, me iniciativën e LVV-së. Frashëri, atëherë, nuk e ka kundërshtuar ardhjen time në LVV.

Në vitin 2011, në zgjedhjet e brendshme, unë jam zgjedh me votat e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me kundër kandidat, Kryetar i Qendrës së LVV-së në Gjilan. As me këtë rast nuk mbaj mend të ketë reaguar Frashëri.

Në po atë vit jam zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Frashëri prapë nuk pati reaguar.

Në vitin 2017, në kohën kur Visar Ymeri, ka qenë kryetar i LVV-së,me kërkesën e të njëjtit dhe pajtimin e anëtarëve të Kryesisë së LVV-së, jam emëruar UD i Sekretarit të LVV-së, as me këtë rast Frashërit nuk iu ka dëgjuar zëri.

Përkundrazi,Frashëri ka shpreh konsideratë ndaj meje, gjatëgjithë këtyre viteve edhe atëherë kur nuk jemi pajtuar, si në rastin e skandalit të tij në një emision televiziv, me që rast në takimin e parë më pati thënë se po i vjen turp të më takojpër shkak tëkëtij rasti.

Për habi, Frashërit nuk ka reaguar derisa kam qen bartës i këtyre përgjegjësive të larta në LVV, por po reagon tani kur këto përgjegjësi i mbajnë të tjerët.

Frashërit po i pengoj tani edhe pse unë jam i njëjti, asgjë e re nuk ka ndodh me mua. Mirëpo në ndërkohë Frashëri është larguar nga LVV-ja dhe pas largimit ka filluar të merret me LVV-në dhe anëtarët e saj veç e veç.

Për Frashërin ardhja ime nga PDK-ja dhe disa të tjerëve (që në të vërtet nuk kanë qenë kurrë në PDK) është problem, por ai po harron se tëgjithë deputetët e PSD-së, PSD-në e kanë partin e dytë, për disa prej tyre PSD-ja është partia e tretë, në mesin e tyre ka të ardhur edhe nga PDK-ja, por kjo nuk e pengon Frashërin.

Tani kur nuk jemi në një parti Frashëri po i sheh të “metat” e mija kurse unë po i shohë dallimet mes ne dyve:

Derisa unë jam marr me PDK-në në kohën sa kam qenë anëtar i saj, duke filluar nga ajo që quhet luftë e brendshme e deri te botimin i mbi gjashtëdhjetë shkrimeve në gazetat tona, kryesisht në “Epokën e Re’ kundër bisedimeve të Vjenës dhe Pakos së Ahtisarit me 2006. Kundërshtimit të decentralizimit në baza etnike për të cilën temë kemi organizuar tryeza me faktorët e rëndësishëm të kohës duke përfshi aty edhe shefa të zyrave të disa vendeve të Evropës Perëndimore, përfaqësues të partive politike, kryetar komunash e përfaqësues tëshoqërisë civile. Kemi organizuar peticion dhe kemi grumbulluar mbi 30.000 nënshkrime kundër decentralizimit. Kemi organizuar protesta dhe kam marr pjesë në protestat e organizuara nga LVV, deri sa kreu i PDK-së ka qen edhe për Pakon e Ahtisarit edhe për decentralizimin. E kam kundërshtuar hapur keqqeverisjes në nivel komunal dhe qendror pas ardhjes së PDK-së në pushtet.

Pas largimit nga PDK-ja, unë jam koncentruar në kryerjen me nder të punëve që më janë besuar dhe në rritjen e LVV-së.

PDK-ja nga viti 2010, për mua është si çdo parti tjetër, që unë nuk i përkas, prandaj unë edhe nuk kam kohë dhe nuk më takon të merrem me organizimet e saj.

Ti, deputet Frashër Krasniqi, e ke ndjek dhe po vazhdon ta ndjekësh një rrugë tjetër, sa ke qen në LVV, nuki ke kritikuar as politikat, as kreatorët e tyre. Tani kur je pjesë e një subjekti tjetër tibashkë me disa bashkëpartiak po merreni shumë me LVV-në…

Unë kam reaguar dhe reagoj edhe brenda LVV atëherë kur nuk pajtohem me ndonjë veprim apo mendim dhe atë e shprehu pa hezitim, këtë e din edhe ti.

Frashër, përveç moshës që nuk është kontribut yni, është një fakt të cilin ne e bartim me vete tërë jetën, ne edhe për një gjë dallojmë shumë. Unë për krejt atë që kam bërë në jetë nuk turpërohem, sepse mendoj gjatë para se t’i hy një pune, gjërat që nuk mund t’i arsyetoj par vetvetes nuk i bëj. Kurse ty Frashër, të ka ndodhë të turpërohesh për veprimet tua të pamatura dhe për disa veprime tuaja të pëlqen mjegullira, por për këto të kam arsyetuar deri diku, sepse je ende i ri. Por, nëse veprimet e papjekura rinore arsyetohen me moshën, ik nga gracka edyfytyrësia sepse ajo nuk arsyetohet.

Unë do të vazhdoj të punoj për interesat e qytetarëve të këtij vendi dhe për rritjen e LVV-së, aq sa di e sa mundem, pa e provokuar dhe penguar askënd në punët e vete, nëse ato nuk janë të dëmshme për vendin, sepse nuk ju takoj atyre që e hanë bukën e tyre e merren me gajle të huaja. Ti Frashër bënë si të duash, por ama mua më le të qetë.

KOMENTE