DYLON

Letër atdhetarit e patriotit të madh kombëtar Hasan Malaj

Letër atdhetarit e patriotit të madh kombëtar Hasan Malaj
Avatar photo Redaksia

I dashur dhe shumë i nderuar atdhetari e patrioti i madh kombëtar Hasan Malaj!

I dashur dhe shumë i nderuar atdhetari e patrioti i madh kombëtar Hasan Malaj, djali i madh i plakut legjendë, Axhës Mehmet Malaj!

EkoHigjiena

I dashur dhe shumë i nderuar atdhetari e patrioti i madh kombëtar Hasan Malaj, vëllau i Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

I dashur dhe shumë i nderuar atdhetari e patrioti i madh kombëtar Hasan Malaj, simboli i vazhdimit të rrugës së luftës për liri të Vëllaut Tënd, gjatë kohës sa vuante neper kazamatet e ish-Jugosllavisë, por edhe pas vrasjes së Tij nga forcat ushtarako policore pushtuese serbe dhe tradhtare, Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Shumë i dashur dhe i nderuar Hasan Malaj,
Unë që po të shkruaj letër, jam Ismet Sylejmani nga Cernica e Gjilanit, jam njëri nga ata djemtë, të asaj gjenerate të madhe, që ishim te vendosur të ecnim me çdo kusht rrugës së Heronjve e Dëshmorëve të Kombit, por edhe rrugës Tuaj, rrugës heroike të juve vazhduesve të drejtpërdrejtë të udhëheqësve tanë, veprimtarëve e drejtuesve të mëdhenj të çështjes kombëtare!

I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Ti u bëre krah i fortë dhe i pathyeshëm i udhëheqjes së Lëvizjes politike atdhetare e patriotike për çlirim të Kosovës në mërgim, që udhëhiqej me aq përkushtim e vendosmëri nga Udhëheqësi i madh e i lavdishëm, Heroi i Kombit Kadri Zeka me shokë e bashkëveprimtar!

Edhe pas vrasjes së Heroit të Kombit Kadri Zeka, Ti i dashur dhe i nderuar Hasan Malaj, nuk e ndale veprimtarinë politike – atdhetare e patriotike në shërbim të luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Ishte goditje e rëndë në përgjithësi e për Ty në veçanti vrasja e Heronjve të Kombit Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gervalla, sepse Ti kishe barrë të madhe mbi supe, Vëllaun e kishe në burg por edhe familjen të burgosur e të izoluar në Kosovën e robëruar!

I dashur dhe shume i nderuar Hasan Malaj,
Dalja nga burgu i Vëllaut Tend Rexhep Malaj dhe vazhdimi i menjëhershëm i veprimtarisë se Tij për liri e çlirim të Kosovës, sigurisht se nuk të ka zenë të papërgatitur, sepse duke e njohur nga afër Babin Tënd, të papërkulurin Axhën Mehmet Malaj, por edhe duke mësuar me pishë e me ngulm për të njohur në thelb e në esencë, çdo hap e çdo hallkë të vogël e të madhe të veprimtarisë së idolit tonë Rexhep Malaj e merrnim me mend dhe besonim fortë se Ti Hasan Malaj, je i pathyeshëm dhe se je vazhdues i madh e besnik e i palëkundur i rrugës së vëllaut Tënd çelik e të panënshtruar, të papërsëritshmit të pa përballuar, e te papërkulur Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

I dashur dhe shume i nderuar Hasan Malaj,
Edhe me parë por veçanërisht pas vrasjes së Komandantit tonë, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, Ty dhe familjen Tënde të madhe e liridashëse, e mbërtheu në darë të hekurt dhuna dhe terrori i aparatit shtetëror serb e tradhtar në Kosovën e okupuar!

Si asnjë tjetër në historinë e luftërave për liri e çlirim, Ti i dashur dhe i nderuar Hasan Malaj, e kishe Vëllaun të vrarë dhe krejt familjen në burg e biseda informative, bashkëshorten, djemtë e vajzat!
Brenda në shtëpinë Tënde Kala të pa pushtuar qëndronte shqiptari lis, burri i madh, plaku i legjendave, i lavdishmi, zemërmadhi i pathyeshëm Axha Mehmet Malaj!

I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në ballë me simbolin e saj, Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe me Shtatë Zonat Operative, me Brigadat, Batalionet, Togjet, Skuadrat dhe njësi e grupe te tjera të organizmit ushtarak të panumërta luftarake heroike, me mijëra Heronj e Dëshmorë që e derdhen gjakun rrëke dhe me ushtarët trima e të përkrahur nga aleati ynë çlirimtar Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ia ka nxjerrë hakun katërçipërisht Vëllaut Tënd e Udhëheqësit tonë të madh e të lavdishëm Rexhep Malaj, e shokut të Tij të pandashëm Heroit të Kombit Nuhi Berisha dhe e ka bërë realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Pas çlirimit të Kosovës dhe pas largimit Serbisë pushtuese, Komanda e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së u vendos në shtëpinë Tënde, në shenjë nderimi për Vëllaun Tënd, për Komandantin tonë, Heroin e Kombit Rexhep Malaj!

Nuk ka një rast tjetër në Zonat Operative të UÇK-së, që Komanda e Shtabit të jetë vendosur në një shtëpi pas çlirimit, sikur rasti me shtëpinë Tënde shumë i dashur e i nderuar Hasan Malaj!

Zona Operative e Karadakut të UÇK-së ishte me fat që e kishte në zonën e saj një Kullë heroike, sikur Kulla Jote i dashur e i nderuar Hasan Malaj, e ta vendoste Selinë e Shabit të Saj në Gjilanin e çliruar nga Serbia pushtuese!

Pas 12 Qershorit të vitit 1999, pas largimit të Serbisë pushtuese nga Kosova, Ti i dashur dhe i nderuar Hasan Malaj, je nderuar e je respektuar me një varg të pafund nderimesh në evenimente të ndryshme, të cilat pa as më të voglin dyshim na kanë gëzuar shumë!

I dashur dhe shume i nderuar Hasan Malaj,
Je shpallur Qytetar Nderi i Gjilanit, të është përgatitur film dokumentar e janë shkruar shumë shkrime dhe të janë kushtuar krijime të ndryshme, nderime të cilat janë të pakta karshi kontributit Tënd të madh dhe luftës për liri e çlirim të Kosovës!

I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Shtëpia Jote e ka Lapidarin e UÇK-se, dëshminë historike se Shtabi i UÇK-se, ishte i vendosur aty!
Shtëpia Jote është shpallur Shtëpi Muze dhe Shteti i Kosovës e ka marrë në mbrojtje!
Shtëpinë Tënde e ka vizituar Presidenti i Shqiperisë Bajram Begaj!

Gjilani dhe Kosova e viset e saj nën ish – Jugosllavi, por edhe e gjithë shqiptaria anëkend ushqejnë një simpati e admirim të paimagjinueshëm për Vëllaun Tënd Heroin e Kombit Rexhep Malaj, për Babain Tënd plakun hero dhe për Ty e për të gjithë familjen Tënde liridashëse e me kontribute të mëdha për liri e çlirim nga Serbia pushtuese!

I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
E dimë se Ti je i lindur ne vitin 1940 dhe je në moshën 86 vjeçare, je i lodhur e i dërmuar nga vitet e jetës e të vuajtjeve që t’i ka sjellë qëndresa përballë UDB-së dhe angazhimi Yt biblik e i pakursyer në shërbim të luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Për shkak të shëndetit Tënd të rënduar, mungesa e prezences Tënde fizike në çdo ngjarje që nderon jetën dhe veprën e figurës së madhe kombëtare e politike të Vëllaut Tënd gjigant, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, por edhe të evenimenteve tjera kombëtare e shtetërore në Kosovë e jashtë saj, është boshllëk i madh për ata që dinë dhe e njohin thelbin e historisë së madhe të luftës për largim të Serbisë pushtuese nga Kosova!

I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Kam edhe shumëçka tjetër për të shkruar, por po e përfundoj me kaq, i bindur se ia kam arritur të shpreh pak nga respekti i madh i pakufishëm që ndjej për Ty në veçanti e për familjen Tënde në përgjithësi!

I dashur dhe shumë i nderuar Hasan Malaj,
Me anë të kësaj letre publike të uroj jetë të gjatë e të lumtur në vitet në vazhdim kudo që të jeshë në Kosovë e jashtë saj!

Edhe kur mungon prezenca Jote fizike kudo ku nderohet gjaku i derdhur për liri, lufta e përpjekjet liridashëse e çlirimtare të Kosovës, jemi me Ty, të përshëndesim e të përqafojmë, të qëndrojmë mbi supe, sepse jemi rritur e jemi burrëruar me historinë dhe qëndresën titanike të Vëllaut Tënd legjendë e të Udhëheqësit tonë të madh e të lavdishëm, Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
Dije dhe mos e harro kurrë Ti dhe pjesëtarët e familjes Tënde heroike të Malajve të mëdhenj e të panënshtruar, se jeni të admiruar e të respektuar kurdo e kudo në çdo pëllëmbë të Atdheut tonë!

Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Ish – anëtar i Kryesisë së Këshillit të Rrethit për Anamoravë të LPK-së,
Ish – anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së,
Ish – anëtar i Shtabit të ZOK të UÇK-së,
Ish – zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!
Ish – zëdhënës i Zonës së 6-te të TMK-së!

Prishtinë, 21 Janar 2026!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.