DYLON

Lëshime për ulëset ose negociata në Bruksel

Avatar photo Redaksia

Vazhdimi i ulëseve të rezervuara për pakicat, pritet të jetë kërkesa e radhës për lëshime që duhet të bëjnë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kjo çështje pritet të shtrohet si një lloj kundërshpërplimi për komunitetet pakicë në shpagim të votës së tyre për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në të kundërtën, burime qeveritare në Prishtinë thonë se nëse nuk u vazhdohen ulëset e rezervuara pakicave, ka “rrezik” që kjo çështje të ngritet për debat dhe negociata në dialogun e Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

EkoHigjiena

Andaj, sipas këtyre burimeve, është më e dobishme për vendin që të shkohet me një vendim nga autoritetet e Prishtinës për vazhdimin edhe për një mandat të këtyre ulëseve, pasi që në negociatat e mundshme rreth përfaqësimit të serbëve në institucione qëndrore, lëshimet dhe “pazari” politik konsiderohet se mund të jetë edhe më i madh.

Ndërlidhja e formimit të Forcave të Armatosura me vazhdimin e ulëseve të rezervuara, po ndodh për faktin se të dyja janë çështje që diktojnë nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.