/2L ONLINE/ – Ikën 17 vite pas luftës dhe nga mendja ime e kam të vështirë të përshkruaj ngjarjet që po ndodhin kohëve të fundit dhe jo veq të fundit që po tronditin themelet e atyre që dhanë gjithcka e mbi të gjitha jetën për të qenë ne të lirë.Thjeshtësuar për të qenë Kosova shtetë i lirë dhe sovranë.
Jam munduar të jem lexues për aq sa kam mundur dhe përcjellës i ngjarjeve historike e sidomos i atyre shteteve pos shtertrore dhe clirimtare dhe fenomene të tilla nuk kam hasur e sidomos në përmasa cfarë po ndodhin në Kosovë. E kam thënë disa herë se shejtëria e fundshekullit XX as që mund të preket se ajo i kaloj mijëvjecarët i kaloj portretet e njerzimit dhe vullosi qindëvjetët e dhimshëm të shqiptarëve. Andaj sot nëpërkëmbja e ushtarëve të UÇK-së nuk është e rastit.Nuk janë rastësi të gjithë këto që po ndodhin.Vëtëm i vërbëri nuk i sheh.
T’i kthehemi historisë dhe mund të konstatojmë se dëmtimin më të madhë përpjekjeve tona ia kanë bërë vetë shqiptarët qoftë për bajraktarizëm, qoftë për inate personale apo edhe më thjeshtë për interesa të të huajve. Pse nuk analizohet asnjëher që ne mbetëm kështu të shpërndarë kur ishim të parët në ballkan. As Kongresi i Berlinit nuk do të kishte mundur të bëjë asgjë e as Traktati i Shën Stefanit i fund shekullit XX sikur shqiptarët të dinin të punonin dhe të bashkohen për një shtet të përbashkët. Atëher mungoi diplomacia, mungoi dija e shtetformiimi po sot cfarë kemi?
Serbia që shkatrroi jo vetëm Kosovën por në përgjithsi ballkanin ende nuk ka përgjegjësi ndërkombëtare për atë çfarë ka bërë. Tani po u ngritë përmendore edhe figurave të qmenduara që bënë gjenocid në ballkan.Kjo është filozofija e shtetit serb që historikisht ka jetuar me mite, legjenda e çka jo. Djemtë e UCK-së ishin çlirimtarë dhe jo vetëm kaq ishin më shumë se kaq kur dihet se mbi cfarë baze vepronte një shtet i tërë serb mbi popullatën shqiptare të Kosovës.
Këmbanat si duket po bien për ata që duan të dëgjojn. Tik taket nuk janë më në Kosovë as hijenat e zeza as edhe krismat që krijonin drithërimë. Nga kush sot po frigohen qytetarët. Lërëni të qetë luftëtarët se një ditë do u mallkoj dheu, toka që u lindi. Krijohet përcepcioni se e djeshmja erdhi si suvenir sot.U harrua dhimbja, trishtimi i nënave tona u harruan rënjet e dhimbshme u harruan dëshmorët apo 15000 mijë të rënë për këtë tokë e për këtë dhe.
Çka duhet bërë më shumë se sa të vdiset a mund dikush të më shpjegoj. Plagët ende janë të hapura. Nënat ende nuk ua din varret fëmijëve të tyre.Mos pritni mallkimin se vështirë që do të ngriheni në këmbë më. Kosova shteti më i ri ne evropë ende ka plagë të pashëruar dhe mos ua zgjeroni më shumë.
Mos vuani nga ajo që se keni bërë dje sepse heronjët janë të lindur për të qenë në ballë të kombit. Lëreni të qetë .po rrini edhe ju të qetë. Askush nuk po ua ndal festën.Të gjithë po jetojm me gëzimin për jetën dhe shtetin e ri.
Mos e harroni Hasan Prishtinën, Dedë Gjo Lulin,Ismajl Qemailin, Luigj Gurakuqin, Idriz Seferin sepse ata vdiqën pa e parë Kosovën të lirë por edhe pa i parë shqiptarët të bashkuar.Ose më fresket mos e harroni Adem Jasharin mitin urban të fund shekullit XX. Lërëni luftëtarët të qetë. Ata ua sollën lirinë. /2L ONLINE/