• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Lëreni anash ngjyrimin politik dhe partiak, punoni në interes të përgjithshëm

Redaksia 2LONLINE 18 Dhjetor, 2021 4 min
 Lëreni anash ngjyrimin politik dhe partiak, punoni në interes të përgjithshëm

Shkruan: Gëzim Shala

Ndarja e buxhetit në mënyrë proporcionale bazuar në projektet e propozuara, do të ndikonte në të mirë të qytetarëve, dhe mirëqenia e tyre do të rritej në mënyrë të barabartë si shoqëri, ndërsa sektori privat do të nxitej në zhvillim duke rritur numrin e të punësuarve dhe duke premtuar perspektivë edhe në Kosovë, ndërsa në anën tjetër ndaljen e ikjes së një pjese të shoqërisë më vitale që ka marrë hov të madh kohëve të fundit.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sidomos për ju që jeni nga regjioni i Komunës së Gjilanit, gjatë tërë mandatit tuaj ishit të heshtur, vazhduat avazin e vjetër (çka të thotë shefi), nuk ngritët asnjë çështje dhe projekt propozim për Komunën tuaj, nuk iniciuat debat dhe nuk mbajtët premtimin e dhënë ndaj qytetarëve të Komunës prej nga morët votat.

Harruat prej nga vini, harruat se nuk e kishit pozitën e deputetit pa ju dhënë besimin votuesi. Mendojeni se një ditë do të dilni prapë rrugës dhe do të buzëqeshni false kinse po i doni qytetarët sa për ti mashtruar prapë dhe t’i merrni votën.

Shpresoj se do të dëshpëroheni edhe ju një ditë për dëmin që po i bëni qytetit tonë me pozitën tuaj të cilin e keni dhe nuk meritoni. Kësaj radhe deri në aprovimin e buxhetit e kam përcjell punën e Kuvendit Kosovës, asnjë nga ju deputet të Anamoravës nuk dha ndonjë propozim, as edhe një amendament apo ndonjë projekt që është në interes të qytetit të Gjilanit.

Gjithashtu si deputet që janë zgjedhur nuk kanë ndonjë zyrë apo vend të caktuar ku mund t’i takojë qytetari dhe të komunikojë me ta, sepse qytetarët kanë nevoja të ndryshme dhe një bashkëbisedim me ta do të ishte mbledhje informacioni nga gjendja reale në jetën e qytetarit dhe ngritja e tyre si çështje në parlamentin e Republikës së Kosovës.

Një praktikë e tillë siç duket do të vazhdojë, duke i injoruar qytetarët dhe duke mos u dhënë rastin për asgjë, duke mos i mbrojt interesat e të deleguarit në këtë rast votuesit, sepse siç duket propozimet e deputetit nuk duhet të jenë problem për agjendat e atyre që menaxhojnë me këtë buxhet, dhe si të tillë deputetët janë sa për ngritje dore marrje të një page të majme dhe duke i bashkangjitur kësaj drekat dhe darkat në kurriz të qytetarëve. Siç po shihet ju ka zënë të pa përgatitur bora dhe jeni në gjumë dimëror.

Intelektualet dhe Skifterat,  prapë do të mbesin pa stadium edhe për vitin 2022

Në fund kam një lutje për ju deputetë të Anamoravës, të jeni të vëmendshëm dhe mos vazhdoni më kështu, kontribuoni për qytetin tuaj, jepni maksimumin tuaj për atë që përfaqësoni, bashkohuni për interes të qytetit të Gjilanit dhe qytetarëve të saj, vendoseni qytetarin në rend të parë, lëreni anash ngjyrat politike dhe partiake punoni në interes të përgjithshëm.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Anamorava buxhet deputet Gjilan Gjilani Gzim Shala Opinion projekte rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit

22 Mars, 2023

Arrestohet kontrabandisti i kërkuar

22 Mars, 2023

Shënohet Dita Botërore e Ujit

22 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com