DYLON

Leonora Morina Bunjaku: Komuna e përkushtuar në avancimin e gruas dhe përfshirjen e barabartë për të gjithë

Leonora Morina Bunjaku: Komuna e përkushtuar në avancimin e gruas dhe përfshirjen e barabartë për të gjithë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjillanit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me zyrtaren e barazisë gjinore, Linditë Salihu, drejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun, drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Enver Shabanin dhe drejtorin e Bujqësisë Bajram Isufin, pritën në takim Luljeta Demollin, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Vlera Kastratin, këshilltare nga UN Women.

Kjo organizatë është e kontraktuar nga UN Women në Kosovë, në kuadër të monitorimit të zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore.

EkoHigjiena

Nënkryetarja e komunës tha se ky takim u zhvillua në frymën e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje më gjithëpërfshirëse, transparente dhe të përgjegjshme ndaj barazisë gjinore.

“Komuna e Gjilanit, mbetet e përkushtuar në avancimin e politikave që fuqizojnë rolin e gruas dhe përfshirjen e barabartë të të gjitha grupeve në shoqëri”, tha Morina Bunjlku.

Ajo falënderoi QKSGJ-në dhe UN Women për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm drejt një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.