DYLON

Leonora Jakupi dhe Asim Gashi kanë mbajtur një koncert të veçantë për gratë e burgosura

Leonora Jakupi dhe Asim Gashi kanë mbajtur një koncert të veçantë për gratë e burgosura
Avatar photo Redaksia

“Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, artistët e njohur Leonora Jakupi dhe Asim Gashi kanë mbajtur një koncert të veçantë për gratë e burgosura, duke sjellë momente të veçanta dhe atmosferë pozitive brenda kësaj qendre”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Nç njofitm thuhet se ky aktivitet u realizua në kuadër të angazhimeve për organizimin e aktiviteteve sociale dhe kulturore, të cilat synojnë mirëqenien dhe mbështetjen emocionale të të burgosurave gjatë qëndrimit të tyre në institucion.

EkoHigjiena

Në shenjë falënderimi për kontributin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimi Korrektues i Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin e Qendrës Korrektuese për Femra, Ylber Topalli, ndanë nga një dhuratë për dy artistët, të punuar nga vetë të burgosurat e kësaj qendre.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.