Leo Messi është dënuar me 21 muaj burgim. Ylli i Barcelonës Leo Messi është dënuar me 21 muaj burg nga një gjykatë në Barcelonë, pasi është shpallur fajtor për evazion fiskal. Messi dhe babai i tij Jorge akuzohen se kanë shmangur 4.1 milion euro në tatim në vitin 2007, 2008 dhe 2009.
Megjithatë vendimi për dënimin e tyre mund të apelohet përmes Gjykatës Supreme spanjolle.