Rennes ka prezantuar pesë blerje të reja për sezonin që pritet të fillojë, mes të cilëve edhe një mesfushor të majtë. Në këtë mënyrë, ka qenë vetë trajneri i skuadrës franceze, i cili e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të mesfushorit të Kombëtares, Ermir Lenjani.
Në fjalën e tij për mesfushorin e ri Ludovik Bal, trajneri Filip Montanier ka treguar se mundësitë që Lenjani të jetë titullar janë pakësuar dhe kjo gjë nuk është aspak e favorshme për të në raport me ekipin kombëtar.
“Unë e di që ai është një futbollist i Kombëtares dhe i duhen minuta, por me afrimin e Bal nuk mund të garantoj formacionin e parë për Lenjanin. Në këtë mënyrë, ai mund edhe të largohet gjatë kësaj vere”, është shprehur trajneri i skuadrës franceze.
Diçka të tillë e ka lënë të hapur vetë Lenjani në një deklaratë të dhënë përpara ndeshjes me Francën, kur shprehej se ai do të bisedonte me trajnerin dhe drejtuesit e skuadrës, pasi për të si lojtar kombëtareje ishte e papranueshme që të qëndrojë në stol.
Vetë mesfushori i Kombëtares është aktualisht me pushime, së bashku me disa lojtarë të tjerë të skuadrës që janë me pushime deri më 6 korrik, kur edhe do t’i bashkohen ekipit.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=35571