Ekzistojnë ilaçe të ndryshme natyrale të cilët na ndihmojnë për të parandaluar kollën e mërzitshme. Për të gjithë personat që vuajnë nga bronkiti, është e rëndësishme që të përdorni recetën natyrale që ju ndihmon për të pasur një lehtësim të kollës.
Për të krijuar një recetë të tillë mjafto të kesh, 400 g qepë, 1 litër ujë, 400 gramë sheqer të vrugët, 2 lugë kurkumë dhe 1 rrënjë të qëruar të xhenxhefilit.
Në një enë me ujë tretni sheqerin dhe i lini të vlojnë. Më pas në enë shtoni edhe qepë e pastruar, të cilën paraprakisht e keni ndarë në katër pjesë. Në masë shtoni edhe rrënjën e bluar të xhenxhefilit.
Shtoni edhe kurkumën. Kur përbërësit të vlojnë, zvogëloni temperaturën. Kur masa të avullohet përgjysmë, e ndalni zjarrin. Kur të jetë ftohur, masën e vendosni në kavanoz prej qelqi. E lini për një apo dy orë në temperaturë të dhomës dhe e dërgoni në frigorifer.