DYLON

Lenë Osmani dhe Kreshnik Mahmuti triumfojnë në turneun “Dita e Pavarësisë”

Lenë Osmani dhe Kreshnik Mahmuti triumfojnë në turneun “Dita e Pavarësisë”
Avatar photo Redaksia

Në Junik u zhvillua turneu tradicional i pingpongut “Dita e Pavarësisë”, një garë e organizuar nga Klubi i Pingpongut Juniku, nën përkujdesjen e Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK).

Ngjarja nisi me intonimin e himnit kombëtar, pasuar nga fjalimi i nënkryetarit të FPPK-së, Qamil Vishaj. Hapjen zyrtare të turneut e bëri kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu. 

EkoHigjiena

Gjatë garës pati ndeshje mjaft të mira dhe surprizuese. Në kategorinë e vajzave, finalja u zhvillua mes Lenë Osmanit dhe Loresa Imerit, ku Osmani arriti të triumfojë me rezultat 2-0. Vendi i dytë i takoi Imerit, ndërsa  Taibe Ruli dhe Shega Hashani, u renditën në vendin e tretë, njofton FPPK.

Në kategorinë e meshkujve, Kreshnik Mahmuti shkëlqeu në finale, duke mposhtur Sina Keyhan me rezultat 3-0 dhe duke u shpallur kampion i turneut. Vendi i tretë iu nda Rrahman Ademajt dhe Ibrahim Malokut. 

FPPK përgëzon Klubin e Pingpongut Juniku për organizimin e suksesshëm të këtij turneu dhe falënderon të gjithë pjesëmarrësit, thuhet në njoftimi ne FPPK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.