Lenë Osmani dhe Kreshnik Mahmuti shpallen Laureatë të Vitit 2025
Federata e Pingpongut e Kosovës organizoi ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve “Laureatët e Vitit 2025”, duke vlerësuar sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet, institucionet dhe mbështetësit që shënuan vitin me paraqitje dhe kontribut të jashtëzakonshëm në pingpongun kosovar.
Kjo Federatë njofton se Çmimet kryesore të mbrëmjes për sportistë i takuan:
Seniorja më e mirë e vitit 2025: Lenë Osmani
Seniori më i mirë i vitit 2025: Kreshnik Mahmuti
Më të mirët sipas kategorive U9–U21:
U9 Femra: Zana Bllaca
U9 Meshkuj: Arijon Krasniqi
U11 Femra: Zana Bllaca
U11 Meshkuj: Denat Makolli
U13 Femra: Lira Hashani
U13 Meshkuj: Imran Duraku
U15 Femra: Zana Bllaca
U15 Meshkuj: Olti Behluli
U17 Femra: Taibe Ruli
U17 Meshkuj: Andis Qeku
U19 Femra: Lenë Osmani
U19 Meshkuj: Andis Qeku
U21 Femra: Lenë Osmani
U21 Meshkuj: Akil Mahmuti
