“Në mbledhjen e Qeverisë miratuam vendimin për Koncept- Programin Edukativ për nxënësit e klasëve të 11-ta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ” Edukimi për siguri”, i cili është koncept i inicuar nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit”, ka bërë me dije, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
“Të rinjtë dhe fëmijët tanë duhet të mësojnë historinë e vendit, çmimin e shtrenjtë të lirisë dhe mënyrën për ta mbrojtur atë.”Edukimi për Siguri” është mënyra më e mirë për t’i edukuar ata”, ka thënë ai.
Koncepti-projekti do të konkretizohet në Planprogram bashkëkohor dhe do të filloj të implementohet nga viti 2023.
“Shumë urime dhe na priftë e mbara drejtë sukseseve të reja”, ka thënë Ministri Mehaj. /2LONLINE/