Lëkurë e bukur dhe forcim të shikimit – hani kajsi

Lëkurë e bukur dhe forcim të shikimit – hani kajsi

Ka varieteteve të kajsive që ndryshojnë në madhësi dhe ngjyrë, por të gjitha janë të ngjashme në shije. Mbi të gjitha kanë një të përbashkët, të pasura me vitamina që e bënë një burim të dëshiruar për të u konsumuar. Kajsia është burim për lëkurë të bukur dhe forcim të shikimit.

Kajsia e pasur me vitaminë C

Nëse nuk e keni ditur, kajsia është një tjetër frut në të cilin do të gjeni vlera të larta me vitamina, në theks vitaminë C. Në 100 gram Kajsi janë të koncentruar 18% me vitaminë C. Gjithashtu, Kajsia nuk përmban yndyrë dhe është burim i pasur me fibra dhe beta karotene. Kajsija përmban një sasi të jashtëzakonshme të provitaminës A (karoten), vitaminave B1, B2 si dhe minerale të tilla si kalium, kalcium dhe fosfor.

Lëkurë e bukur dhe forcim të shikimit

Kajsitë përmbajnë substanca (siç u cekën – fibra) e që janë të mira për tretje. E bëjnë lëkurën tuaj të bukur dhe forcojnë shikimin. Ata shijojnë mrekullisht pas stinës së verës. Falë përmbajtës me beta-karotene i mbajnë sytë tuaj të shëndetshëm.

Pak kalori dhe burim për hollim

Një 100 gramë, kajsia i ka vetëm 43 kalori. Prandaj, mund të konsiderohet si një burim për të kursyer marrjen e kalorive të tepërta ose për humbje të peshës. Sigurisht, nuk duhet të mbështeteni në një produkt të vetëm nëse doni të humbni peshë. Por kajsitë janë agjentë të shkëlqyeshëm të hollimit.

Si të dalloni kajsit e pjekura

Kur blini ose vjelni kajsi, duhet të siguroheni që të zgjidhni vetëm frutat e pjekura, sepse të papjekurat shijojnë thartë dhe thatë. Një kajsi e pjekur ka një lëkurë të fortë portokalli të verdhë dhe bërthamat e saj mund të hiqen lehtë nga frutat. Një presion i butë me gishtin e madh, siguron gjithashtu informacione për pjekurinë.

Përpunim dhe përgatitje e lehtë për ushqime

Kajsia jo vetëm që shijon freskët, por gjithashtu mund të përpunohet në mënyrë të mrekullueshme. Me të mund të përgatitni reçel kajsi, pelte kajsi apo tortë me kajsi. /2lonline/

KOMENTE