DYLON

Lëkura e portokallit: hahet apo hidhet?

Avatar photo Redaksia

Lëkura e portokallit është e hidhur, po jo helmuese; ndërsa mund të hahet, nuk është disi-e ëmbël si vetë fruti; tretet me vështirësi, dhe është mbuluar me kimikate, nëse nuk është prodhim organik.

Lëkura përmban më shumë fibër se vetë portokalli, dhe ka efekte kundër pezmatimeve, duke lehtësuar punën e zemrës.

EkoHigjiena

Përveç kësaj, lëkura e portokallit përmban vitamina A, C, B6 dhe B5; kalcium; riboflavin; thiamin; niacin; dhe folate.

Portokallet e kanë origjinën rreth vitit 4000 pes, në Azinë Juglindore. Prej andej u përhapën në Indi. Pema e portokallit në fakt është një lloj hibridi me manaferrat. Fruti e morri emrin nga ngjyra. Në anglisht fjala rrjedh nga arabishtja “naranj” “narange”, në shekullin e XIV, gradualisht “n” ra, dhe filloi të quhet “orange”.

Portokalli erdhi në Evropë rreth shekullit XV, pas kthimit të eksploruesve nga udhëtimet në Azi dhe Lindjen e Mesme. Pikturat e Rilindjes që shfaqin portokall në tryezë gjatë “Darkës së Fundit”, janë të gabuara. Portokalle nuk janë kultivuar në Lindjen e Mesme para shekullit IX. ‘Portokalli’, në shqip, duket se vjen nga ‘Portugali’, ku ky frut quhet ‘laranja’.

Kristofor Kolombi mbolli drunjtë e parë të protokallëve në ishujt Karaibe në fund të shekullit të XV, gjatë udhetimit të tij të dytë në Botën e Re. Eksploruesi Ponce de Leon e solli portokallin në Florida në shekullin XVI, dhe misionarët spanjollë i çuan atë në Kaliforni në shekullin XVII,

Vendet më prodhuese të potokallit sot janë Brazili me rreth 18.3 milionë ton në vit, pasuar nga Shtetet e Bashkuara (9.1), Meksika (4.3), India (4,2) dhe Kina (3.4).

Rreth 85 për qind e të gjithë portokallëve të prodhuara përdorën për lëng. Në mbarë botën, ka mbi 600 lloje portokallësh në mbarë botën. Një portokalli tipik ka 10 segmente (thela). ‘Gonxhja e portokallit të bardhë’ është lulja zyrtare e shteti të Floridës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.