Sigurisht ju jeni të vetëdijshëm për faktin se pak limon me ujë mund t’ju japë një numër të lartë përfitimesh shëndetësore. Kjo përzierje ju ndihmon të shpejtoni metabolizmin dhe ndihmon në tretje, ndër të tjera.
Megjithatë, nuk e dini se nuk është vetëm lëngu i limonit efektiv, por edhe lëkura e tij. Ajo mund t’ju japë përfitime mbresëlënëse shëndetësore.
Ul kolesterolin e keq
Jo i gjithë kolesteroli është i keq për shëndetin tuaj. Kolesteroli i mirë ju ndihmon për të mbajtur zemrën të shëndetshme. Megjithatë, në qoftë se keni nivele të larta të kolesterolit të keq, lëkura e limonit mund t’ju ndihmojë për ta ulur atë. Lëkura e limonit është e lartë në flavonoide të cilat janë të rëndësishëm në uljen e kolesterolit të keq në trup.
Rrisin shëndetin e kockave
Lëkura e limonit është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur shëndetin e kockave. Ato përmbajnë sasi të lartë të kalciumit, si dhe një dozë të lartë të vitaminës C.
Eleminojnë toksinat
Elementët toksike të ndodhur në trup mund të bëjnë të dobët, të ulin sistemin tuaj imunitar, shkruan gazeta Blic. Agrumet e ndodhura në lëkurën e limonit mund t’ju ndihmojë në eliminimin e toksinave nga trupi.
Ul nivelet e stresit
Stresi mund të bëjë gjëra të tmerrshme në trup. Lëkurat e limonit mund të reduktojnë stresin dhe t’ju ndihmojnë për të pasur shëndet mendor të shkëlqyer.