Në orët e para të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.6 të shkallës Rihter në zonën e Kukësit. Lëkundjet sizmike janë ndjerë deri në kryeqytetin maqedonas Shkup.
Sipas Instituti Evropian të Sizmologjisë tërmeti është regjistruar rreth orës 00:36, ndërkohë që është shtrirë në një distancë prej 6 km në juglindje të Kukësit dhe në një distancë prej 78 km në perëndim të Shkupit. Po kështu, një tjetër tërmet është ndjerë edhe në Kosovë.
Tërmeti është regjistruar me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter. Lëkundjet sizmike janë ndjerë në Prishtinë në një distancë prej 27 km në veri dhe në Podujevë me një distancë prej 8 km në perëndim. Sipas Institutit Evropian të Sizmologjisë, tërmetet janë regjistruar me një thellësi prej 10 km.