Lëkunden raportet Turqi-Francë

Lëkunden raportet Turqi-Francë

Turqia e ka dënuar vendimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të shpallur 24 prillin si “ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj armenëve”.

Autoritetet turke thanë se vendimi përbën një “manipulim politik” nga ana e presidentit Macron.

“Vendimi i presidentit Macron, ishte një përpjekje për përfitime politike në kohën kur ai po përballet me probleme politike në vendin e tij”, tha zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi presidenti Macron njoftoi se Franca do të bëjë 24 prill një “ditë kombëtare për përkujtimin e gjenocidit armen”.

Franca ishte midis kombeve të para që ka dënuar “gjuetinë vrastare ndaj popullit armen nga Perandoria Osmane”, tha Macron gjatë një fjalimi për komunitetin armen në një darkë në Paris.

Të paktën 22 vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, kanë ndërmarrë një hap të ngjashëm.

KOMENTE