Lekë Tërmkolli është përgatitësi i ri atletik i ekipit të Gjilanit
Sport Club Gjilani ka njoftuar se Lekë Tërmkolli i është bashkuar klubit si përgatitës atletik i ekipit, duke u bërë pjesë e stafit teknik për sezonin e ri.
“Tërmkolli është një profesionist i përgatitur në fushën e përgatitjes fizike, me përvojë në futbollin elitar të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ai ka qenë pjesë e stafit të FC Prishtina dhe KF Dukagjini, ndërsa është i diplomuar në University of Greenwich dhe vazhdimisht është angazhuar në zhvillimin profesional përmes metodave moderne të shkencës sportive, përgatitjes fizike dhe parandalimit të lëndimeve.
“Me njohuritë dhe përvojën e tij, Leka do të jetë përgjegjës për përgatitjen fizike të ekipit, monitorimin e ngarkesës së lojtarëve, rikuperimin dhe optimizimin e performancës gjatë gjithë sezonit”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit. /2LONLINE/
