Lejohet qarkullimi i linjave ndërurbanefotoilustrim

Lejohet qarkullimi i linjave ndërurbane

Vendim për qarkullimin e linjave ndër-urbane

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka marr vendim që të lejojë qarkullimin e linjave ndër-urbane të udhëtimit tokësor sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për fazën II të lehtësimit të masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Në këtë vendim thuhet se të gjitha ndërmarrjet publike dhe kopmanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektimin e rregullt të mjeteve transportuese tri herë në ditë sipas udhëzimeve për dezinfektim të IKSHP.

Po ashtu të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve obligohen të sigurohen se:

a. Do të shfrytëzohen 50% të kapaciteteve të mjeteve transportuese duke respektuar distancën fizike;
b. Në një set ulësesh nuk lejohet më shumë se një person;
c. Udhëtarët janë të pajisur me mjete mbrojtëse (maska dhe dorëza);
d. Udhëtarët posedojnë leje të veçanta të udhëtimit ose janë në orarin e tyre të daljes.

KOMENTE