DYLON

Lejohen miqësoret

Avatar photo Redaksia

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) i ka dhënë leje Federatës së Hendbollit të Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Ky vendim është marrë nga Komiteti Ekzekutiv në takimin e mbajtur sot, në Danimarkë, ku po zhvillohet Kampionatit evropian për meshkuj, kurse është publikuar në faqen zyrtare të EHF-së, transmeton RTK.

EkoHigjiena

Sipas këtij njoftimi skuadrat përfaqësuese të Kosovës mund të marrin pjesë në European Open 2014 për femra në grupmoshën U-18 si dhe European Open 2019 për meshkuj në grupmoshën U-19. Kurse, gjithnjë sipas njoftimit të EHF-së çështja e anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në EHF do të diskutohet në shtator gjatë Kongresit të EHF-së që do të mbahet në Dublin.

FHK është e anëtarësuar në EHF me drejta të kufizuara që nga viti 2005. Që nga ky vit skuadrat kosovare rregullisht kanë marr pjesë në garat ndërkombëtare. Por, edhe pse nuk kanë qenë të pranuar me të drejta të plota Përfaqësuesja A e Kosovës ka zhvilluar vazhdimisht miqësore ndërkombëtare. Miqësore kanë zhvilluar edhe grupmoshat e reja dhe përfaqësuesja e femrave. Sidoqoftë, vendimi i EHF-së është një hap drejt anëtarësimit me drejta të plota të Kosovës në këtë asociacion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.