DYLON

Leitner vizitë në Kosovë, shkak azilkërkuesit

Avatar photo Redaksia

Austria nuk po pajtohet me faktin që azilkërkues të shumtë nga Kosova kanë filluar ta popullojnë këtë shtet. Derisa në tërë vitin 2014 në këtë shtet kishin kërkuar azil 1901 refugjatë vetëm në muajin janar të këtij viti nga Kosova u paraqitën 1029 kërkesa për azil.

Në javën e parë të janarit ishin edhe 558 kërkesa të reja. Këto shifra kanë ngjallur debate të mëdha në Austri ku në sy bien sidomos deklaratat e populistëve të djathtë austriakë të cilët kërkojnë kthimin e kosovarëve në atdhe.

EkoHigjiena

Presioni është shtuar po ashtu që Kosova të shpallet “vend” i sigurt- gjë kjo e cila azilkërkuesve nuk do t’u jepte shansin të kërkojnë azil.

Në frymën e këtij debati, mediat austriake kanë bërë të ditur që Ministrja e Brendshme e Austrisë Johanna Mikl- Leitner do të qëndrojë në Kosovë fillim javën që vjen. Ajo do të zhvillojë takime me udhëheqësit shtetërorë në Prishtinë kanë njoftuar mediat austriake raporton Gazeta Blic.