DYLON

Legjenda turke thurr lavde për Muriqin

Avatar photo Elife Sherifi

Një ndër futbollistët më të suksesshëm në histori të Turqisë, është Emre Belözoğlu. Ai ka luajtur në kampionatet më të fortë në botë si në Spanjë, Angli e Itali te Atletico Madridi, Interi e Newcastle Unitedi.

39-vjeçari vazhdon të luajë futboll te skuadra Fenerbahçe.

Emre ka pasur lëvdata për paraqitjet e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi ne ndeshjen e fundit.

EkoHigjiena

“Vedat Muriqi është golashënues i madh. Nuk është befasi që po e kërkon Evropa dhe që gjigantët e kanë në radar. Ai meriton këtë vëmendje. Besoj se ai do t’i shërbejë fanellës verdhekaltër për disa vjet dhe do të ketë sukses”,  deklaroi Emre.

Muriqi ka shënuar 4 gola në 8 ndeshje me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë.

Mediumet ndërkombëtare kanë raportuar që skuadrat e njohura, Tottenhami, Manchester Unitedi, Atletico Madridi kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.