DYLON

LDK’ja – Qeverisë Komunale: Lërini eksperimentet, grahni punës!

LDK’ja – Qeverisë Komunale: Lërini eksperimentet, grahni punës!
Avatar photo Redaksia

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, reagon ashpër ndaj eksperimentit të radhës së qeverisë komunale, lidhur me mbylljen e vendkalimit në qendër të qytetit”, thuhet në një reagim të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së së Gjilanit.

Në ktë reagim thuhet se ky vendkalim lidh sheshet mes vete dhe nuk mund e as nuk duhet të mbyllet, për shkak se e shkëput lëvizjen e lirë të qytetarëve.

EkoHigjiena

“LDK ua kujton drejtuesve të Komunës së Gjilanit se ka kaluar ‘muaji i mjaltit’, t’i përvjelin mëngët dhe të fillojnë t’i realizojnë ato 109 premtimet elektorale e t’i vazhdojnë projektet zhvillimore që i projektoi, ideoi, buxhetoi e zhvilloi qeveria e kaluar e udhëhequr nga kryetari z. Lutfi Haziri.  Lërini eksperimentet. Grahni punës”, thuhet në fund të reagimit të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.