DYLON

LDK zgjedh sot kryetarin e ri

Avatar photo Redaksia

Ka nisur punimet kuvendi i VII zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Punimet i hapi kryetari aktual Isa Mustafa, i cili propozoi rendin e ditës. Me shumice votash u miratua rendi i ditës.

Kryetari i deritanishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se ky Kuvend Zgjedhorë do të tregojë se partia e tij do të jetë më e fortë se kurrë.

EkoHigjiena

Në fjalimin e mbajtur para Kuvendit Zgjedhorë të VIII-të të LDK-së, Mustafa ka thënë se ky proces do të përfundojë në mënyrë demokratike.

“Ne kemi zgjedhur në mënyrë transparente kryetarët e Degëve. Ky Kuvend Zgjedhor është përmbyllje e gjithë rrugëtimit tonë”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa Fatmir Sejdiu propozoi që kuvendi të marr vendim për shfuqizimin e , përjashtimit të delegatëve nga diaspora.

Mediat të cilat po përcjellin Kuvendin e VIII-të zgjedhorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë larguar nga salla ku po mbahet ky kuvend./BS/
http://botasot.info/lajme/410989/nis-punimet-kuvendi-viii-zgjedhor-i-ldk-se/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.